Tabaku: Ndërhyrja e Veliajt tek Parku i Liqenit

Politikë

largea_beea7b4f-f041-44c6-b89d-1d58985897a91455788921.jpg

Erion Veliaj, jo vetëm është duke bërë një ndërtim të paligjshëm brenda Parkut të Liqenit, duke prekur një zonë të mbrojtur, duke prerë pemë, duke shkelur aty ku askush nuk guxoi për 25 vite, por ai po fsheh qëllimin e tij kryesor, klientelist e korruptiv. Akuza këtë rradhë ndaj Kryebashkiakut Erjon Veliaj vjen nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, sipas të cilës arsyeja sepse Kreu i Bashkisë po ndërhyn në Parkun e Liqenit është kafja dhe restoranti që do ia japë mikut të tij.

“Kryetari i Bashkisë përpiqet ta fshehë këtë, me propagandë bajate sikur ai dhe vetëm ai mendon për fëmijët e qytetit. E vërteta është se ai po mendon për klientelën dhe përfitimet e tij. Siç e shihni në relacionin e pasqyruar dhe në ekran, Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat. E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente.

Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t’ia fshehë publikut. Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës dhe Partia Demokratike janë të vendosur të mos e lejojnë këtë paligjshmëri dhe sipërmarrje klienteliste të Erion Veliajt. Parku i Liqenit nuk është oborri privat i kryetarit të Bashkisë. Eshtë pasuri e qytetarëve dhe e tillë do të mbetet”, tha Tabaku.