SMS nga Ambasada: Nëse nuk votoni reformën…

Politikë

Donald Lu

Një mesazh nga ambasada amerikane ka mbërritur në celularin e disa deputetëve.Atyre iu duhet të paraqiten në selinë e ambasadës amerikane për tu informuar me pasojat që do të kenë nëse nuk votojnë reformën, bën të ditur News 24. “…i nderuar zoti…Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t’iu informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……”, thuhet në tekstin e mesazhit. Tre ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se deputetët që nuk votojnë reformën do të kenë pasoja.