Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest (zyrtar i thesarit amerikan) eshte shprehur se presidenti rus, Vladimir Putin është i korruptuar!Adam Szubin, ushtrues i detyrës së sekretarit të Thesarit për terrorizëm dhe krime financiare, ka thënë në një intervistë për BBC-në më 26 janar se Putin është “pasqyrë e korrupsionit” – i pasuruar në mënyrë sekrete, i korruptuar dhe i fokusuar në pasurimin e miqve të tij dhe aleatëve politikë.Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, është përgjigjur me zemërim ndaj komenteve të Szubinit, duke i cilësuar ato si “akuzë zyrtare” dhe “gënjeshtër”.Putin vazhdimisht ka thënë se raportet e mediave për pasurinë e tij të madhe, përfshirë edhe raportet se ai është personi më i pasur në botë, janë të pakuptimta.Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër biznesmenëve rusë, besnikë ndaj Putinit, për të bërë presion mbi Kremlinin, për shkak të aneksimit që i ka bërë Krimesë dhe mbështetjes së vazhdueshme për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Burimi: Bota sot