Shala: Thaçi nuk do të kandidojë për President

Politikë

shala-tha-ccedil-i-nuk-do-t-euml-kandidoj-euml-p-euml-r-president_hd.jpg

 

Deputeti i NISMËS për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se “Hashim Thaçi nuk do të kandidojë fare për President të Kosovës, sepse nuk do të lejonte që fati i tij politik të vendosje nga deputetët e Lidhjes Demokratik të Kosovës”.
Ai këto komente i ka bërë në Ora e Fundit në Klan Kosova, duke aluduar në atë se deputetët e LDK-së munden që eventualisht të mos e respektojnë marrëveshjen e arritur me Partinë Demokratike të Kosovës duke mos e votuar Thaçin për President.

Shala ka shtuar se PDK-LDK asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira mes vete dhe ato nuk i kanë as tani.

Kurse i pyetur për ftesën e Presidentes aktuale, Atifete Jahjaga, drejtuar liderëve politikë, që të ulën së bashku për të gjetur një zgjidhje, Shala dha se Opozita mund të përgjigjet pozitivisht, vetëm nëse ftohen për të folur për zgjedhjet e parakohshme.

“Nesër do të kemi takim tri partitë opozitare dhe do të bisedojmë. Megjithatë ende nuk e dimë përse na ka thirru saktësisht Presidentja dhe cila është agjenda. Unë personalisht nuk e kam parë ftesën, por në qoftë se Presidentja na ka ftuar për datën e zgjedhjeve, atëherë nuk kemi përse mos të shkojmë”, ka pohuar Shala.

“Por, nëse është ftesë për dalje nga kriza, atëherë është ftesë e vonuar. Presidentja na ka injoruar. Prandaj nuk kemi arsye përse të shkojmë tani”, tha ai.

Gjithsesi, një njoftim zyrtar tha Shala, opozita e bashkuar do ta publikojë nesër, duke besuar se të tri partitë edhe këtë herë, siç shumë herë të tjera kohët e fundit, do të kenë qëndrim identik.

Ai ka folur edhe për deklaratat e Kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa, duke i quajtur të pavenda dhe jo fjalë që do të duhej të thuheshin nga një lider.