Sekretari amerikan Kerry: Shqipëria është në rrugën e duhur

Politikë

largea_5-shtylla1455526864.jpg

 

Përfundon vizita e Kerryt në Tiranë, Sekretari i Shtetit niset për në SHBA

(E plotësuar) – Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry përfunduar vizitën zyrtare 4 orëshe në Tiranë, ku u takua me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Kerry qëndroi për 4 orë në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve ishte reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Sekretari Amerikan zhvilloi një bashkëbisedim edhe shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.

Avioni i diplomatit amerikan “Air Force 2” u largua nga toka shqiptare në orën 14:00. Vizita e Sekretarit Kerry u përmbyll pa asnjë incident.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria është anëtare themeluese e koalicionit për të kundërshtuar një luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, që mundohen ta shtrembërojë fen.

Kerry theksoi se marrëdhëniet në mes Shteteve të Bashkuara janë të ngrohta dhe të dy vendet do të mund të punojnë më shumë në mes vete.

Ai tha Shqipëria nuk është thjesht një mike për SHBA-të, por është një vend anëtare e NATO-s dhe kjo sjellë një përgjegjësi të këtij vendi për rajonin.

“Jeni në rrugën e duhur sa i përket legjislacionit, jam i lumtur për reformat që keni bërë në drejtësi. Kjo është diçka që udhëheqja juaj ka marr dhe ata janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse. Kjo kërkon mbështetjen e çdo qytetari në Shqipëri”, ka thënë ai.

Kerry shtoi se Shqipëria mund të mbështetet në miqësinë e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit në mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, do të luaj një rol kyç në sigurinë e rajonit.

Rama shtoi se shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara, pasi pa ta shqiptarët në tërsi nuk do të ishin më të respektuar si kurrë më parë dhe se Shqipëria nuk do ta arrinte reformën gjatë këtyre viteve.

“Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, sa i përket reformave. Me Shtetet e Bashkuara nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka”, ka thënë ai.
Rama tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një dialog i lehtë por është pa diskutim e vetmja rrugë për të arritur suksesin.

Në konferencë nuk ishte paraparë të ketë pyetje.
Basha-Kerry: Do të kontribuojmë për reformat dhe demokracinë në Shqipëri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua sot me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ne kuader te vizites qe zyrtari i lartë amerikan po zhvillon në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Basha pas takimit me Sekretarin amerikan te Shtetit, dha një prononcim për mediat ku u shpreh se vizita e sekretarit Kerry vjen në një moment kyç të demokracisë shqiptare.

“Falenderimet e mia më të përzemërta për sekretarin Kerry, për SHBA-ne, për administratën e Presidentit Obama dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhëne dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve. I sigurova në këtë takim se Partia Demokratike do të jetë në krye të përpjekjeve dhe të ruajtjes së standarteve euro-atlantike të demokracisë e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.

Ashtu si në qeverisje edhe në opozitë, PD mbetet e përkushtuar ndaj këtyre vlerave jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, siç ishte rasti i procesit të dekrimnalizimit, proces kyc ky për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e plotë dhe të gjithëanshme të SHBA-së”, tha Basha.

Në fokus të bisedimeve me sekretarin Kerry, tha Basha ishin çeshtje si 25 vjetori i rivendosjes së marredhënieve diplomatike, rekordi i angazhimit tonë si në qeverisje dhe në opozitë për të mbështetur çeshtje të përbashkëta të bashkëpunimit me SHBA. “Takimin me sekretarin Kerry e konsideroj një shenjë besimi të madh tek shqiptarët dhe Partia Demokratike”, tha kryetari i opozites shqiptare.

“Të tjera sfida të mëdha që e presin Shqipërinë janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit si parakusht i ecjes së Shqipërisë përpara drejt integrimit europian, si një kusht i forcimit të kapaciteteve të Shqiperisë për të ecuar përpara e denjë, një aleate e vërtete e SHBA-së, që jo vetëm konsumon por dhe kontribuon në sfida të përbashkta kundër ekstremizmit, kundër terrorizmit por në radhe të parë duke forcuar demokracinë e brendshme që është investimi më i mirë, më i fuqishëm në të ardhmen eropiane dhe Euro-Atlantike të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit. Në këtë kontekst ecim përpara me reforma të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomondimet, standartet, normat e pranuara bashkarisht, sic janë ato të Komisionit të Venecias si dhe çeshtja kyce sic është çeshtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të cilat opozita kërkon angazhimin e parterve tanë si një reformë kyce pa të cilën Shqipria nuk mund të bëjë përparë”, tha Basha.