Reforma në Drejtësi, shqyrtohet sot drafti nen për nen

Politikë

hh6h6.JPG

Komisioni i Posacëm i Reformës në Drejtësi do të mblidhet mesditën e sotme për të shqyrtuar dhe votuar draftin, nen për nen dhe në tërësi. Në orën 09:30, PD ka mbledhur grupin parlamentar për të vendosur rreth pjesëmarrjes ose jo në komision, ndërkohë që në orën 10:00 ishte planifikuar të mblidhej edhe Kryesia e LSI-së.

Një ditë më parë, kryeparlamentari Meta zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku ishin të pranishëm kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Kreu i Qeverisë ftoi opozitën që të bëhet pjesë e mbledhjes për të dhënë mendimet e saj.