Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë në një konferencë për media sot pas një takimi me zyrtarët e sigurisë rreth sulmin me kamion në Nice, se 84 persona kanë vdekur, ndërsa 50 të tjerë janë duke luftuar për jetën.
Ai, po ashtu njoftoi se në mesin e të vdekurve ka persona nga një numër i vendeve të huaja.
“Ata që e kanë përjetuar sulmin do të jetojnë jetën me trauma,” tha ai. “Jemi duke u përballur me një betejë të gjatë,” shtoi ai.