Ish Roja i kampit nazist Aucshwitz, 94 vjeçar, akuzohet për vrasjen e të paktën 170 mijë personave në këtë kamp.
Prokurorët thonë se, Reinhold Hanning ka takuar të burgosurit hebrenj dhe i ka shoqëruar ata në dhomat e gazit të këtij kampi, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.Sidoqoftë, Hanning e ka pranuar se ka qenë roje i kampit, por mohon përfshirjen e tij në këto kampe masive.Reinhold Hanning është një nga katër ish rojet që janë ende gjallë – tre burra dhe një grua, që do të gjykohen muajve të ardhshëm.Nazistët vranë rreth 1.1 milion njerëz në Aucshwitz, e që shumica prej tyre ishin hebrenj.Hanning ka ushtruar detyrën e tij si roje në vitet 1943-44, në një kohë kur qindra e mijëra hebrenj hungareze u vranë në atë kamp.Gjyqësia ka vendosur që çdo seancë e tij të mbahet vetëm dy orë, përshkak të moshës së të pandehurit, transmeton Gazeta Express.Të mbijetuarit e kampit të vdekjes së Luftës së Dytë Botërore, do të dëshmojnë kundër Hanning.Vitin e kaluar një gjykatë gjermane dënoi Oskar Grwning, 94 vjeçar, për katër vjet në burg si një pjesëmarrës në vrasjen e 300 mijë personave në Aucshwitz. /GazetaExpress.