Ligji i plehrave/ Plas ironia në rrjetet sociale, vihen në lojë politikanët

Politikë

dcscsdc

Pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga Kuvendi i Shqipërisë mbrëmjen e djeshme, në rrjetet sociale ka plasuar ironia që ka vënë në qendër politikanët dhe veçanërisht deputetët e majtë, që kërkuan dhe inicuan votimin e tij.

Deputeti Eduard Shalsi dhe Kryeministri Rama kanë qenë më të prekurit nga ironia dhe tallja popullore, që merr shkas kryesisht nga protestat e shoqërisë civile për ta kundërshtuar këtë ligj. Fotografitë me plehrat dhe fytyrat e përçudnuara të politikaëve, tashmë po përphapen me shpejtësi, por me sa duket ajo çfarë populli mendon për ta, është gjëja e fundit që i intereson kësaj klase politike.

Ligji i miratuar, pavarësisht ndryshimeve është parë në fakt si i njëjti ligj, i kundërshtuar fort nga Rama kur ishte në opozitë në vitin 2011 dhe i shfuqizuar në vitin 2013, kur erdhi në pushtet.