Kryeministri Rama e ka kaluar pasditen e së hënës si një qytetar i zakonshëm, duke hequr dorë nga veshja e tij zyrtare, me të cilën jemi mësuar ta shohim pothuajse për ditë në televizion.
Ai ka preferuar të ecë në këmbë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, i veshur me pantallona të shkurtra, “T-shirt” dhe atlete.
Pasi ka drekuar në një restorant me prodhime deti, në Rrugën “Ismail Qemali”, vetëm 200 metra larg Kryeministrisë, shefi i qeverisë i shoqëruar nga truprojat, ka preferuar të ecë pak metra në këmbë.
Megjithëse binte shi, Rama vazhdoi të ecte pa çadër, ndërkohë që qytetarët e ndiqnin me sy të habitur.