Koço Kokëdhima do të emërohet Ministër Turizmi!

Politikë

koco-kokedhima-rama1-1_1463045493-3147821.jpg

Gjatë diskutimeve në seancën plenare, kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh se PD-ja dorëzoi një amendament për dekusarizimin, duke iu referuar mandatit të ish- deputetit Koço Kokëdhima, që të ndalohen të marrin poste publike të gjithë ata që kanë shkelur Kushtetutën.
Sipas Palokës heqja e mandatit është mirëpritur edhe nga një pjesë e socialistëve këtu. Vetëm kryeministri Rama nuk e mirëpriti këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej ai u shpreh se Rama nuk heq dot dorë nga Koço Kokëdhima dhe po mendon ta bëjë ministër Turizmi.