E veja e ambasadorit rus Andrei Karlov, Marina raportohet të ketë pësuar një “krizë nervore’ në momentet pasi ajo mësoi se i shoqi u vra në Ankara të hënën.
Për fat te keq gjithçka ndodhi para syve te saj, teksa ajo ishte duke ndjekur fjalën e bashkëshortit ne ekspozitën ku ai po merrte pjese.
Pasi Karlov u qëllua për vdekje nga prapa nga polici jo në detyrë Mevlut Mert Altintas, 22 vjeçar, Marina ra në dysheme si të tjerët qe ndodheshin në ekspozitën fotografike.
Ajo u dërgua në spital, dhe është shoqëruar nga mjeku i ambasadës dhe psikologët, ne ceremoninë e varrimit.