Përmes një komunikate, AAK ka njoftuar se Haradinaj gjatë ditës është takuar me emisarin e Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Stefan Fule, duke e quajtur takim të rregullt në mesin e shumë të tjerëve gjatë periudhave të ndryshme në këto vite.“Haradinaj ka shpjeguar situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë propozimin konkret për të tejkaluar krizën politike dhe institucionale të gjashtë muajve të fundit, si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovës dhe mungesës së reflektimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke propozuar qe zgjedhjet e parakohshme te jene si zgjidhje funksionale”, thuhet në njoftim.