Ekstradimi i Ballist Morinës, flet për herë të parë presidenti Vuçiç

Politikë

vuciciic

Ka reaguar për herë të parë për rastin e Ballist Morinës presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj. Ne e bëmë punë tonë jemi duke pritur një vendim.”, tha Vuçiç.

Ballist Morina ndodhet aktualisht në paraburgim në Kroaci që prej qershorit të këtij viti. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë në Serbi ka kërkuar ekstradimin e tij.