Defekt në aeroplan/ Çfarë po ndodh me Ramën dhe delegacionin shqiptar?

Politikë

rama287

Delegacioni shqiptar, sëbashku me Kryeminisrin Edi Rama nuk ka mundur të vijë sot drejt Shqipërisë.

Bëhet e ditur se shkak për këtë është bërë një avari që ka pësuar aeroplani i linjës Singapor-Frankfurt, në të cilin ishte parashikuar të udhëtonte delegacioni i qeverisë shqiptare.Për këtë arsye, delegacioni shqiptar ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit.

Sipas parashikimeve, avioni duhet të ishte nisur rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar dhe avioni është kthyer në aeroport.
Për këtë arsye, delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë për shkak të avarisë.