Kur flitet për dashurinë e vërtëtë, një nga çiftet të cilët të shkon ndër mend është padyshim Michelle dhe Barack Obama. Ata shijuan dashurinë e tyre për tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë dhe gjatë këtyre viteve të gjithë kemi qenë dëshmitarë mbi dashurinë dhe respektin që ata kanë për njëri tjetrin.
Edhe në ditën e të dashuruarve nuk ka munguar urimi i ish presidentit të SHBA-së për gruan e tij.
“Gëzuar Shën Valentinin, Michelle. Gati 28 vjet me ty dhe ndihem si në ditën e parë” – ka shkruar Obama në profilin e tij në Twitter.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, çifti Obama jeton në shtëpinë e tyre në Washington.