Braçe replikon me Berishën, Paloka niset ta qëllojë

Politikë

paloka-780x439.jpg

Një incident është shënuar gjatë debateve në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë replikave të ashpra mes deputetit Erion Braçe dhe ish-kryeministrit Berisha, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka tentuar të qëllojë deputetin socialist.

Incidenti ndodhi ndërsa Braçe fliste në foltore, ndërsa Berisha replikonte herë pas here nga vendi.

Në momentin e acarimit të situatës kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës, të cilët kanë shmangur përplasjen fizike. /Telegrafi/