Basha: Rama po vjedh lekët e shqiptarëve

Politikë

largea_basha-ne-klos1457696957.jpg

Duke vazhduar turin e tij nëpër Shqipëri, Kreu i Partisë Demokratike u ndal ditën e sotme në veri të vendi, ku u takua me banorë të Burrelit dhe KlositGjatë bisedës banorët i kanë shprehur shqetësimin e tyre për varfërinë dhe papunësinë.Kreu i opozitës u shpreh se Rama po vjedh lekët e popullit, teksa del dy orë në televizor për tu shpëlarë trurin qytetarëve.“Rama po vjedh lekët e popullit, ndërsa atë që lidh një tel e fut në burg. Rama dy orë në televizion për tu shpërlarë trurin qytetarëve. Prengën se heq dot nga lista Rama, se tjetrin në listë e ka në burg”, është shprehur Basha.Banorët shprehen se “trajtohemi si skllevër nga Edi Rama”, teksa e quajnë gjendjen aktuale si situatën më të rëndë në 23 vjet.