Basha: Rama i frikësuar, po i bën presion Gjykatës

Politikë

cqwebasha.JPG

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se është duke i bërë presion Gjykatës së Apelit për shkak se ndihet i frikësuar nga faktet që Haki Çako mund të bëjë publike. Gjatë fjalës së tij në Konferencën për Antikorrupsion dhe Transparencë, ai tha se kryeministri po bën presion për rikthimin në detyrë të Çakos.

“I them kryeministrit “Eja votoje reformën në drejtësi kështu siç është. Pozita ka pranuar një nga versionet e “Venecias”, nuk do pranojmë kurrë asgjë më pak se kjo. Kjo nuk është çështje që i takon opozitës, po çdo qytetari shqiptar. Mungesa e transparencës është nëna e korrupsionit.”, u shpreh ai.