6 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, qeveria e re gjermane më në fund mund të nisë punën.
Sërish në krye të saj do të jetë kancelaria Angela Merkel në mandatin e saj të katërt.
Të mërkurën Bundestagu votoi me 364 vota pro zgjedhjes së saj. Shumica e kërkuar ishte 355 vota nga 709 gjithsej. Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD.
Rizgjedhja e Angela Merkel u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës PO të bazës së kësaj partie më 4 mars.
Sfida më e madhe e qeverisë së re konsiderohet përplasja tregtare me SHBA, pas vendimit të Donald Trump për vendosjen e doganave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar. Nga kjo preken ndër të tjera edhe firmat gjermane.