Aktorja shqiptare rrëfen se çka përjetoi

Politikë

monika lubonja 1469264499 2732098

Një prej dëshmitareve të masakrës së Mynyhut ka qenë edhe aktorja shqiptare Monika Lubonja. Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ajo tregon tregon tmerrin e përjetur.

“Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam. Kam qenë me vajzën dhe gocën e hallës. Dolëm kur kishim përfunduar disa pazare, dëgjuam të uluritura. Vajzën e lajmëruan që ka vrasje. Kemi vrapuar, njerëzit ishin të tmerruar. Di vetëm që vraponim vraponim, nuk dinin se ku duhet të vraponin. Kemi përjetuar një tmerr. Njerëzit nuk kishin fuqi edhe të vraponin. Çdo gje u bllokua, taksitë nuk lejoheshin të merrnin njerëz”, shkruan Lubonja.

Autori i sulmit është identifikuar si një 18-vjeçar. Ndërkohë mes 9 viktimave janë edhe tre të rinj nga Kosova. Sipas MPJ deri më tani nuk konfirmohet për ndonjë shtetas të Shqipërisë mes viktimave.