Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero shprehet se ecuria e pademisë së koronavirusit në Shqipëri ka qenë e butë dhe optimalisht e përballueshme nga kapacitetet mjekësore.
Në një lidhje me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Pipero mohoi që Shqipëria të jetë bërë pjesë e një studimi të OBSH-së lidhur me vaksinën ndaj koronavirusit.
“Numri i pacientëve të shtruar në spital ka filluar të ketë një rënie të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Epidemia te ne ka qenë nën kontroll, e qetë dhe e butë. Janë marrë lehtësuese. Këto masa kanë avancim cdo ditë, është një hap shumë pozitiv. Ritmi i transmetimit të virusit ka rënë. Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, do të thosha që edhe e ardhmja e afërt apo e largët do të jetë e mire. Jo, nuk është e vërtetë që ne të jemi bërë pjesë e një studimi të tillë, për një studim klinik për të verifikuar apo eksperiment për të provuar nëse një vaksinë është e vlefshme apo jo.
Mjeku u shfaq optimist se do të ketë sezon veror dhe se në mes të majit, vendi do të përballet me lehtësime në masat kufizuese.
“Patjetër që do të ketë sezon veror. Duke u bazuar në ecurinë e epidemisë në vendin tonë, është e qartë që po pëson rënie të vazhdueshme. E kam thënë dhe vazhdoj të këmbëngul që gjysma e majit do të na gjejë të lehtësuar. Do ta gëzojmë verën, nayrishit me kufizime.”