U njoftua nga familja mbretërore se princi Charles kishte rezultuar negativ ndaj covid-19 pra fatmirësisht ishte shëruar dhe familja ishte e gëzuar por përsëri mbanin një distancë me të për arsye sigurie. Fjalët e tij menjëherë pas shërimit jaën këto:
“Pasi kam kaluar kohët e fundit në procesin e infektimit me këtë koronavirus, për fat të mirë me simptoma relativisht të buta, tani gjendem në anën tjetër të sëmundjes, por akoma jo më pak në gjendje distance sociale dhe izolim të përgjithshëm se më parë. Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë. Zemrat tona u drejtohen të gjithë atyre njerëzve të moshuar në të gjithë vendin, të cilët tani po përjetojnë vështirësi të mëdha.”