Përlotet Ermira Gjata; “Çfarë do t’i themi studentëve, të rinjve që kanë një ëndërr?”

Aktualitet Kulturë

 

Mes lotesh ka qene dje aktorja Ermira Gjata, e fotografuar me nje pamje dhimbjeje të madhe të në fytyrë, teksa iu vu kazma dhe u hodh pertokë Teatri Kombëtar.

E emocionuar dhe me një dridhje të zërit Gjata u shpreh se me atë vendim ditën e djeshme janë shembur rrënjët e identitetit.

Kur pashë që fadroma po shembte Teatrin edhe tani kur e kujtoj emocionohem. Çfarë do t’i themi studentëve, të rinjve që kanë një ëndërr? Atyre që duan të bëhen aktorë? Edhe pse ata e dinë që në këtë Shqipëri është e vështirë të bëhesh aktor dhe pavarësisht kësaj kanë zgjedhur të ndjekin këtë rrugë. Atyre që u kam thënë që është tempull më i shenjtë i aktorëve, ajo godinë mbart rrënjë të identitet shqiptar, një kulturë e trashëguar prej 70 –vjetësh. Arroganca e këtyre njerëzve dërrmon çdo lloj emocioni dhe nuk duan tja dinë fare. Akoma shpresoj se mund ta rikonstrukturojnë