Përgatituni për një valë të dytë pa vaksinë; OBSH jep lajmërimin e ri

Aktualitet

Fakti se doli një vaksinë e cila lufton 90% Covid-19 nuk do të thotë që tani të gjithë do të mund të kenë akses apo që nuk do të ketë një valë e dytë.

OBSH ka paralajmëruar se duhet të vazhdojmë me masat  dhe këtë dimër pasi vaksina nuk do të jetë e mundur për të gjithë njëkohësisht:

“Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën. Unë mendoj se do të duhet të paktën katër ose gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit të tufës. Ne duhet ta kuptojmë se kësaj radhe duhet të ‘ngjitemi’ në këtë mal pa vaksina”, – paralajmëroi Ryan.

Mos i nënvlerësoni rregullat dhe vendosjen e maskave pasi ende nuk dihet kur vjen vaksina.