Sipas Meteoalb, në datat 31 gusht, 2-3 shtator do të kemi prani të vranësirave, herë pas here mund të ketë reshje të pakta. Po ashtu pritet edhe një freskim i motit.
Por, pas datës katër do të kemi një rritje graduale të temperaturave deri në 35 gradë celsius. Pra 15 ditët e para të shtatorit do të jenë mjaft të favorshme për plazh.
Sa i përket kësaj fundjave, sipas Meteoalb, do të kemi mot me kthjellime gjatë gjithë fundjavës.
Temperatura do të jenë të larta ndërsa vlera maksimale gjatë orëve të ditës pritet të jenë 38-39 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territorit të vendit.