Kryeministri britanik Boris Johnson pas infektimit me Covid-19 u përkeqësua rëndë dhe u shtrua në spital, ku edhe ju nënshtrua kujdesit intensiv. Kur sot ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka lënë spitalin prej shumë ditësh infermierja që është kujdesur për të në spital ka treguar gjithçka.
“Boris Johnson ishte thjesht ‘një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën.”- kështu ka thënë infermierja nga Zelanda e Re.
Ajo ishte një prej anëtarëve të eikipit që trajtuan kryeministrit Johnson kur ai ishte shtruar në spital. Mësohet se infermierja, Jenny McGee është vlerësuar nga kryeministri që i qëndroi mbi kokë në kohën më të vështirë të jetës së tij, kur i duhej të ishte nën kujdesin intensiv dhe u trajtua me oksigjen.
Infermierja ka thënë për mediat e huaja se ajo nuk e kishte menduar kurrë që Kryeministri do ta përmendte atë, duke thënë se u ‘shokua’ kur e dëgjoi. Sipas saj Johnson nuk ka marrë asnjë trajtim të veçantë dhe mori gjithçka që marrin të gjithë pacientët e tjerë që janë kujdes intensiv.
“Ne e konsiderojmë shumë seriozisht cilindo qe vjen në kujdesin intensiv, gjithe pacientët që vijnë tek ne, është një gjë shumë e frikshme për ta, kështu që ne nuk e marrim lehtë. Ai ishte thjesht një pacient tjetër për të cilin ne po punonin dhe po benim të pamunduren për trajtimin.”- tha McGee.