Bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle mund të përfundojë në karantinë? Është kjo pyetja që bëjnë mediat britanike, që kur u mësua se shoqja e saj e ngushtë Jessica Mulroney, është futur në karantinë, pasi kishte patur kontakte me një person pozitiv me koronavirus.
Stilistja Jessica Mulroney, shoqja e ngushtë e Meghan prej vitesh, lajmëroi në Instagram se është mbyllur në shtëpi në karantinë, për të qenë e përgatitur për gjithçka pas kontaktit që kishte patur.
Gjithçka e bëri me anë të një postimi për 40-vjetorin e saj të lindjes. Jessica nuk ka simptoma, por të qenit në kontakt me një person pozitiv me Covid-19 e alarmoi.
Bëhet fjalë për Sophie Gregorie Trudeau, bashkëshorten e Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, e cila rezulton pozitive dhe është mbyllur në karantinë.
Sophie pati simptoma gripi pas një udhëtimi në Londër dhe pasi iu nënshtrua testit, ndonëse rezultoi negative, u mbyll në karantinë bashkë me të shoqin për 15 ditë.