Filloi vaksinimi anti-covid në vendin tonë dhe një ndër grupet e para që iu nënshtruan, ishin edhe mjekët e Infektvit, mes të cilëve edhe dr. Pëllumb Pipero. Ai shpjegoi edhe efektet anësore të vaksinës sicc janë skuqja, dhimbja, të përzierat. Por ai shtoi se këto janë efekte afatshkurtra.
“Avash avash e gjithë fasha e riskut të gjithë qytetarët në nevojë të jenë pjesë e këtij procesi që sot filloi. Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. Nuk kemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje, skuqje, të përziera gati në të vjellë. Personat që e kanë bërë deri tani s’ kanë pasur asgjë”, tha dr. Pipero i cili shtoi se se nuk është specialist i fushës për të treguar kategoritë e përjashtuara nga vaksinimi, por përmendi dy prej tyre: ‘Fëmijët deri në 4 vjeç janë të përjashtuar dhe gratë shtatzëna’.