Pas shumë debatesh ja vendimi nëse do ndryshojë ora këtë të diel…

Aktualitet

Ende nuk dihej nëse këtë vit ora do të ndryshonte apo si dhe në vende të tjera të botës do të qëndronte po njësoj. Pas debatesh të shumta është vendosur që PO do të ndryshojë dhe këtë vit.

Disa mbrojnë idenë se ora do ndryshuar për të kursyer energjinë diellore, të tjerë mbrojnë tezën që sjell një çekuilibër tek njerëzit, tranzicion dhe ulje të produktivitetit.

Prej të dielës së 28 marsit, akrepat do të shkojnë një orë përpara.

Thënë ndryshe, do të flemë një orë më pak e do të zgjohemi një orë më shpejt. Kjo orë do të jetë e vlefshme deri të dielën e fundit të muajit tetor kur të ndryshojë sërish dhe të rivendoset ora dimërore.