Babai i djalit që u cilësua si paciente 0 tashmë është jashtë rrezikut, të paktën nga rezultati i analizave të cilan kanë dalë dy herë negative.
Pacienti që ia ka dalë të mposhtë virusin, është babai i 28-vjeçarit P.K., i cili u kthye nga Firence në fund të muajit shkurt.
Ai është me origjinë nga Puka dhe banon në Tiranë.
Përveç babait 28-vjeçari infektoi edhe disa të afërm të tij, të cilët u shtruan në godinën e Infektivit.
Ndërkohë lajmin për testin e parë që rezultoi negativ, e dha kryeministri Edi Rama mbrëmjen djeshme.
Bilanci i COVID-19 në vendin tonë tashmë është 59 të prekur, nga të cilët 2 viktima dhe 1 i shëruar.