Kanë kaluar disa vite qëkur miliarderi paralajmëroi se një sëmundje e re pandemike do të prekte botën dhe nuk ishte çështja nëse do të ndodhte, por kur! Fjalët e tij u lanë të kalonin dhe tani të gjithë e kuptuan vërtetësinë e tyre. Tani çështja është si të kalojë kjo situatë dhe mirë do bënim të dëgjonim fjalët e personave si Gates.;
Megjithatë e ardhmja duket e zymte. “Miliona njerëz të tjerë do të vdesin para se të mbarojë pandemia e koronavirusit”. Këtë thotë themeluesi i Microsoft Bill Gates, në një intervistë për The Economist.
Bill Gates tregon se shumica e rasteve të vdekjeve nuk do të shkaktohen nga vetë sëmundja e COVID-19 por nga problemet e sistemit dhe ekonomisë që për momentin janë në moment krize. Ai ka kritikuar politizimin kur vjen puna tek menaxhimin i situatës së shkaktuar nga virusi, kryesisht në Amerikë.
Gates parashikon se deri në fund të vitit 2021 do të dalë një vaksinë e efektshme dhe do të prodhohet në masë. Deri atëherë një pjesë tjetër e mjaftueshme e popullsisë do të imunizohet duke ndaluar ritmet e kësaj pandemie.
Ai bëri thirrje që në atë kohë që të merren masat. Fondacioni i tij është zotuar se do të investojë me 350 milionë dollarë në ndihmë të kalimit të pandemisë së COVID-19.
Megjithatë ai thotë se duhen shumë më shumë: ‘Ne të gjithë duhet të shpenzojmë miliarda për të nxjerrë vaksinën, në këtë mënyrë shpëtojmë trilionë që po mblidhen nga dëmi ekonomik që po shkakton kjo pandemi.”