Shpërtheu në Kinë dhe ka ardhur shumë pranë Shqipërisë,në Itali, ku ka marrë 11 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 300 të tjerë, por me sa duket Koronavirusi nuk ka në shënjestrën e tij fëmijët. I gatshëm çdo ditë për situatën e krijuar nga Koronavirusi në mbarë botën, kreu i “Organizatës Botërore të Shëndetësisë” ka deklaruar se nga 75 mijë të infektuarit, vetëm 100 raste janë identifikuar tek fëmijët, një pjesë e të cilëve e kanë luftuar pa marrë asnjë mjekim
“Në 75.000 raste të prekur nga Koronavirus, vetëm 100 prej tyre kanë qenë raste pediatrike. Nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve tek fëmijet të jetë edhe më i madh, por mund të kenë qenë raste që kanë kaluar lehtë pa patur nevojë të marrin mjekim”; është shprehur Terri Lynn Stillwell, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e fëmijëve Mott në Universitetin e Miçiganit.