Është e vërtetë që rastet javët e fundit në vendin tonë janë shumë të pakta por ende nuk po hiqet orari policor dhe vendosja e maskave.
Ministrja Ogerta Manastirliu shpjegon kështu rregullat:
“Shqipëria është një vend që nuk ka pasur mbyllje totale. Kemi pasur masa të intensitetit mesatar dhe shumë të shënjestruara.
Kjo ka qenë pozitive dhe kemi numrin më të ulët ndonjëherë të rasteve aktive, rreth 1800, por kjo nuk do të thotë që ne të çlirohemi njëherë e përgjithmonë.
Pandemia nuk ka ikur dhe virusi është ende këtu. Ora policore, mbylljet e lokaleve të natës kanë sjellë një ulje graduale të rasteve.
Këto dhe maskat vijojnë të jenë armët low cost në luftën me Covid.
Komiteti Teknik bën mbledhje të përditshme. Vendimet i merr kur vlerëson që situata ka qëndrueshmëri dhe është momenti për ndryshime.
Nëse do të vijojmë në këtë qëndrueshmëri mund të ketë lehtësim të masave, por OBSH sugjeron të bëhet kujdes me lehtësimin e menjëherëshëm të masave që sjell gjithmonë shtim të rasteve”, tha Manastirliu.