Një version i ri i koronavirusit është përhapur me shpejtësi në të gjithë Evropën që nga vera dhe mendohet të jetë i pranishëm në shumicën e rasteve të reja, prej tyre më së shumti në Britaninë e Madhe, raporton Financial Times, duke cituar një studim të ri shkencor.
Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve që monitorojnë virusin përmes mutacioneve të tij gjenetike përshkruan përhapjen e një varianti të ri të virusit të quajtur 20A. EU1.
Ata tregojnë se ky virus i ri e ka origjinën nga Spanja dhe prej andej është përhapur në të gjithë Europën.
Për sa i përket përhapjes së tij, shkencëtaret thonë se nëse do të kishte kontrolle më të mira në aeroporte ose pika kufitare dhe do të respektoheshin masat parandaluese, ky virus nuk do të kishte të tillë përhapje.
Ende nuk është e qartë nëse ky lloj i ri i virusit do të jetë me i lehtë se versionet paraardhëse.