Një aktor i madh, që do të ngelet gjithmonë në zemrat e publikut me interpretimet e tij të shumta dhe rolet e tij mëse të arrira në të gjitha filmat që ka realizuar. Figura e tij shumë e dashur për të gjithë brezat, sjell gjithmonë mesazhe aktuale nëpërmjet roleve të tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që atij i përkasin. Publiku nuk i harron dot batutat e tij në teatër apo edhe projekte filmike, dy sfera që Ndrenika s’i ndau kurrë.
Jo vetëm një aktor i thjeshtë, Robert Ndrenika është dekoduar edhe me një sërë çmimesh në jetën e tij. Në vitin 1979, atij iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Gjithashtu në vitin 2012 aktori nderohet nga ish presidenti Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit”.
Në 2015, u shpall Aktori i Vitit çmim i cili është duartrokitur pafund nga publiku. Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.
Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por edhe historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që do të mbahet mend përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij dhe vlerave që i ka transmetuar popullit shqiptar ndër vite.
Ndër filmat që ka interpretuat mund të përmendim, Kronikë provinciale,Njerëz dhe fate,Bolero,Edhe kështu edhe ashtu,Përrallë nga e kaluara,Dhe vjen një ditë,Shi në plazh
Shirat e vjeshtës,Nëntori i dytë,Një shoqe nga fshati, Mësonjëtorja,Në shtëpinë tonë, Koncert në vitin 1936, Shtigje të luftës , Kryengritje në pallat, Kapedani, I teti në bronx etj.
Tring i uron aktorit edhe 100 vite të lumtura në praninë e njerëzve të tij të dashur!