Të moshuarit janë më të rrezikuarit gjatë pandemisë Covid-19.
Kohën e lirë që ka në dispozicion për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë Daniel Californiaberg, një nxënës-atlet i ri në shkollën e mesme San Marcos në Santa Barbara, së bashku me disa miq, dëshironte ta shfrytëzonte duke ndihmuar të moshuarit.
Ai krijoi ‘Zoomers to Boomers’, një faqe në internet ku të moshuarit në zonën e Santa Barbara mund të regjistrohen që t’u dorëzohen sendet e tyre ushqimore ditën tjetër nga një nxënës i shkollës së mesme.
Këtë gjest frymëzues e bëjnë çdo ditë një grup miqsh adoleshentë.
Ky akt frymëzoi shumë qytetarë në të gjithë vendin për të kontrolluar fqinjët e tyre të moshuar.