Një ditë pas hapjes së Wuhanit pas një izolimi të gjatë, autoritetet kineze kanë raportuar për 42 raste të reja me covid-19. Gjithashtu në Wuhan të provincës Hubei, e cila ka qenë edhe epiqendra e epidemisë është shënuar një viktimë.
38 raste kanë qenë të importuara dhe vetëm katër kanë qenë brenda Kinës.
Në Kinë numri total i rasteve me koronavirus ka shkuar në 81 mijë e 907 raste, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3 mijë e 336 të vdekur.
Nga dita e djeshme, dhjetëra mijëra njerëz në Wuhan, pika e origjinës dhe epiqendrës së pandemisë, filluan të udhëtojnë jashtë qytetit.