Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimin në laboratorë të dy vaksinave të mundshme kundër koronavirusit. Agjensia kombëtare e shkencës në Australi do të shohë në vijim nëse vaksinat funksionojnë dhe nëse janë të sigurta për njerëzit.
Vaksinat e bëra nga Universiteti i Oxford-it dhe kompania amerikane Inovio Pharmaceutical janë përgatitur për t’u provuar tek kafshët me aprovim të OBSH-së.
Momentalisht në botë ka shumë vaksina të tjera që po zhvillohen me shpejtësi të jashtëzakonshme. Ekspertët australianë thonë se ky është testi i parë gjithëpërfshirës i vaksinës që do të përdoret fillimisht tek kafshët.