1- Në Janar, nëpër media u transmetua intervista e një studenteje shqiptare në Kinë, e cila shpjegoi përvojën e saj në një situatë kaotike pas përhapjes së virusit në Wuhan. Asokohe, bota vazhdonte jetën si normalisht.
2- Në shkurt vdiq Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha.
3- Një ekip me mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë për të ndihmuar kolegët e tyre në Bergamo, gjest që mori vëmendje ndërkombëtare.
4- 9 mars, u konfirmuan dy rastet e para me Covid.
5- 11 mars – OBSH shpalli koronavirusin pandemi. Në Shqipëri nis vetë-karantimi.
6- 17 maj – Shembja e godinës së Tetrit Kombëtar.
7- Matura shtetërore, me personazhin më të përfolur, Turi.
8- Në fund të korrikut u raportua edhe një nga simptomat më të diskutuara të Covid: Humbja e nuhatjes dhe shijes!
9- Në nëntor, rastet e rritura me Covid u pasuan nga vendosja e masave kufizuese në të gjithë vendin. Të paktën, për herë të parë u krijua një vaksinë mbi 90% efektive.
10- Dhjetori nisi me një moment historik për pandeminë sepse u miratua vaksina e parë për Covid në Mbretërinë e Bashkuar
11- Gjendja brenda Shqipërisë u trondit nga rasti i 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u vra nga një efektiv i policisë. Ngjarja tronditëse nxiti protesta të dhunshme kryesisht në kryeqytet.