Nga sot hyn në fuqi fasha e re orare, sipas vendimit të fundit të Komitetit të Ekspertëve. Lëvizja do të ndalohet nga ora 22:00-06:00, nisur nga përmirësimi që është vënë re në situatën epidemiologjike në vend javët e fundit.
Baret, restorantet dhe bizneset e tjera do të lejohen të qëndrojnë hapur deri në 22:00, por duke respektuar rregullat e vendosura kundër Covid-19.
Përtej zgjatjes së orarit, Komiteti i Ekspertëve vendosi gjithashtu të lejojë fluturimet me Britaninë e Madhe.