Nga kjo e hënë (4 maj), 18 bashki të vendit kanë hyrë në zonën e gjelbër. Kjo do të thotë që kushtet e karantinës janë lehtësuar shumë për qytetarët. Pensionistët e këtyre qyteteve lejohet të dalin nga ora 6.00 deri në 8.30 të mëngjesit, kurse pjesa tjetër e qytetarëve, nga ora 9.30 deri në 17.30 pa qenë nevoja të marrin leje.
Qytetarët e Tropojës, Peqinit, Belshit, Cërrikut, Urës Vajgurore, Kuçovës, Beratit, Poliçanit, Skraparit, Devollit, Pustecit, Maliqit, Mallakastrës, Kolonjës, Vlorës dhe Selenicës nga sot janë më të lirë për të kryer aktivitetet e tyre.
Nga sot lejohet në të gjitha zonat që të qarkullojnë taksitë ndërqytetëse, me kusht respektimin e masave higjieno-sanitare dhe jo më shumë se dy pasagjerë nga e njëjta familje. Pritet që të hënën e ardhshme të fillojnë masa të tjera lehtësuese, si hapja e parukerive, qendrave estetike, berberëve, etj.