Nga e marta pasdite deri të premten, temperaturat do të ulen ndjeshëm, vlerat pritet të regjistrojnë 15 apo 16 gradë Celsius.
Parashikohet për këtë javë një mot i paqëndrueshëm, me kthjellime, vranësira, reshje shiu që do të përfshijnë gjithë vendin por edhe temperatura që rriten në fundjavë.
Parashikimi i motit për Javën:
Nga e Hëna moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme por pa mund mundur të sjellin reshje në territor. E marta fillon me kthjellime e vranësira por mesdita fuqizon vranësirat në veri-qendër ku priten edhe reshje të pakta shiu ndërsa vonë në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet e shiut përfshijnë gjithë vendin, por në sasi të pakta. E enjtja përmirëson kushtet e motit, por vranësirat mbreten prezent. Po ashtu edhe dita e premte, pasi fundjava risjell reshje thuajse në gjithë vendin.
Temperaturat mbeten të larta gjatë së hënës ( nga 4 minimalja në mbi 20 maksimale, deri të martën. E marta pasdite dhe dy ditët vijuese sjellin ulje të ndjeshme të temperaturave në territor nga 0-15 apo 16 gradë). E premtja dhe fundjava sjellin rritje të lehtë të vlerave termike në vend. Kjo javë do të cilësohet si një javë me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët.