Nga dita e hënë, në zonat e Gjelbërta do të ketë zgjerim të lëvizjes së qytetarëve, gjithashtu qarkullimi ndërqytetas me makinë private do të jetë i lirë, me një regjim orari që do të shtrihet deri në orën 21.00
Në këto zona do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.
Kurse në zonat e kuqe në zonat e Kuqe do të vijohet me po këto rregulla dhe do të shtohen postblloqet që nuk do të lejojnë hyrje-daljen e makinave të paautorizuara.
Kjo do të thotë se në Tiranë, Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, dhe Fier do jetënë fuqi regjimi i orareve dhe kufizimeve që kanë qenë deri tani. Në njoftimin e tij të fundit, kryeministri Rama paralajmëroi se këto zona që janë shpallur të kuqe pasi kanë numër më të lartë të infektuarisht me koronavirus, do të blindohen me postblloqe dhe nuk nuk do të lejohet hyrje-dalje e makinave të paautorizuara.
“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.
E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00? Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllur”, sqarohet në njoftimin e kryeministrit.