Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka sqaruar se ky shërbim do të ofrohet nëpërmjet portalit e-albania.
“Në portalin e-albania, shërbimi do të jetë i pari dhe do të quhet ‘leje për dalje.’ Do të jetë e mundur që një prej familjarëve të përcaktojë ditën që do. Do të ketë orën e duhur dhe kohëzgjatja do të jetë vetëm një orë nëpërmjet fashës 05:00-13:00. Leja shkon me email dhe vjen me email ose SMS,”; ka sqaruar Karçanaj.
Ndërsa për ata që nuk kanë smartphona do të jetë në dispozicion numri 55155. Duhet të dërgoni numrin e kartës së identietit dhe orën në të cilën doni të dilni. SMS vjen automatikisht edhe për ata që nuk kanë smartphone.