Nga 1 qershori duhet të ndiqni këto rregulla të reja; Ja çfarë ka vendosur Komiteti Teknik i Ekspertëve

Aktualitet Botë/Rajon

Duke nisur nga 1 Qershori, shqiptarët nuk do duhet të mbajnë më maskat mbrojtëse në ambiente të jashtme. Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi sot lehtësimin e masave kufizuese sa i përket situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ambientet ku nuk ruhet dot distanca fizike dhe mjetet e transportit publik janë ato ku maska do vijojë të përdoret.

Ora policore gjithashtu shtyhet në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit, ndërsa nga 1 korriku, ora policore do të shtyhet edhe me 60 minuta, pra deri në orën 12 të natës.

Mira Rakacolli: Duket që situata është e kontrolluar, dhe mendojme që ky kontroll ka të bëjë me elemente si përcaktimi i masave në përputhje me indikatorët epidemiologjikë, zbatimi i tyre dhe ndihet mirë efekti i vaksinimit, mbulesa vaksinale që tani është vazhfdimisht duke u rritur.

Në këtë situatë komiteti mendon që ka vend për lehtësim masash dhe propozon që:

Duke nisur nga 1 qershori të hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme
por do vijojë të mbetet detyrimi per mbajtjen e saj në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik, kudo që nuk ruuhet distanca sipas udhëzimit te ISHP. Ora policore nga ora 22:00 do kalojë në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit”.

Masat qe lehtesohen:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor:
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP