Në shkollë pa ushqim; Nëse disa nxënës nuk shkojnë dot, ja ku mund të ndjekin mësimin…

Aktualitet

Në një dalje të fundit ministrja e Arsimit Besa Shahini u është përgjigjur disa pyetjeve që prindërve, mësuesve dhe nxënësve u kanë lindur këto ditë.

Një prej tyre ishte moslejimi i ushqimit në klasa.

“Paraqet rrezik. Nëse hahet në klasë duhet të hiqet maska. Rrezikohen të tjerët. Preket me duar dhe rrezikohen edhe mësuesi. Pra duhet të evitohet”, tha Shahini.

Ajo sqaroi gjithashtu se nxënësit që nuk do munden të shkojnë në shkollë mund ta ndjekin mësimin në televizor nga shtëpia. Po nuk është e qartë nëse frekuentimi në shkollë do jetë vullnetar, apo do ketë tolerime vetëm për kategori të caktuara.

PYETJA: A do ketë mundësi online për ata fëmijë që duan të ndjekin mësimin në kushte shtëpie?

Patjetër. Edhe leksionet në TV që do xhirohen paralelisht me mësimet në shkollë, si dhe platforma unike për mësimin online do jenë në dispozicion të nxënësve që nuk shkojnë dot në shkollë. Ka nxënës me sëmundje kronike. Këta fëmijë do punojnë me mësim online, dhe do ndjekin mësimet në TV, por duke mbajtur edhe kontakte me mësuesit.