Në mes të pandemisë, ky sektor i biznesit çuditërisht u bë më i sukseshëm në Shqipëri

Aktualitet

Pandemia ka qenë faktor ndikues në falimentimin e shumë bizneseve kudo në botë. Megjithatë, diçka tjetër ka ndodhur me tregun e bizhuterive të çmuara në Shqipëri. Edhe pse 2020-a ka qenë  një vit sfidues dhe e gjithë dekada ka qenë sfiduese në përgjithësi për sektorin e luksit, bizhuteritë kanë patur sukses në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, importi i bizhuterive u rrit me 18,4%, pas një rënieje që pati në 2019-ën. Tkurrje pati vetëm importi i orave, me 8.6%. Tendencë që u shfaq gjithashtu një vit më parë, në 2019-ën.

“Rritja e shitjeve ka ardhur për shkak të ndalimit të lëvizjeve jashtë vendit. Rreth 30% e blerësve, i blejnë bizhuteritë jashtë dhe për këtë arsye është rritur xhiroja për blerjet brenda vendit”.

Nga të dhënat e INSTAT vihet re një ulje në peshë e stolive të importuara në 2020, por rritje në vlerë/çmim. Pra, ndonëse blihen më pak në sasi, blihen bizhuteri më të shtrenjta.

Do të ketë 2021 suksesin e vitit të shkuar?

Aktorët e tregut parashikojnë se viti 2021 do të vazhdojë me ritme të ngadalta, por duke shpresuar që tregu të jetë më i informuar për çmimet e referencës, si nga shitësit, edhe nga blerësit.