-Në 102 minuta, saktësisht 2,977 njerëz u vranë në sulmet në New York City, Washington dhe Shanksville, Pennsylvania.
-Nga këto, 343 ishin zjarrfikës, 23 ishin oficerë policie të New Yorkut dhe 37 ishin oficerë në Autoritetin Portual të New York-ut.
-Mosha e viktimave varionte nga 2 vjeç në 85 vjeç.
-80% e viktimave ishin burra.
-Presidenti George W. Bush nuk ishte në Uashington kur ndodhën sulmet. Ai ndodhej në Florida kur shefi i stafit të tij i dha lajmin se ishte goditur njëra kullë. Pa kaluar shumë minuta në telefon ai i thotë: Zoti President, një aeroplan i dytë goditi kullën tjetër. Amerika është nën sulm!
-Një qen i stërvistur arriti të shpëtojë pronarin e tij të verbër Michael Hingson, duke e tërhequr që të zbriste poshtë 78 kateve të kullës veriore. Ai arriti të dilte nga kulla, pak sekonda para se të fillonte të shembej.
-Pasagjerët dhe ekuipazhi i Flight 93, së bashku me rrëmbyesit e aeroplanit, ndërruan jetë kur goditi. Thuhet se aeroplani po fluturonte me shpejtësinë maksimale dhe ata që ishin marrë peng kishin bërë përpjekje për të ndaluar sulmin duke e kuptuar se jeta nuk ishte e gjatë për ta.
Më 30 mars 2002, gjashtë muaj e gjysmë pas sulmit, një zjarrfikës që punonte në ‘Ground Zero’ gjeti një bibël me një copë metali që kishte ndarë një faqe me një citim: “Ju keni dëgjuar të jetë thënë, sy për sy dhe dhëmb për dhëmb: Por unë po ju them ti rezistoni së keqes: kushdo që do të të godasë në faqen e djathtë, kthejini faqen tjetër!
-Pak orë pas sulmeve, njerëzit aty pranë u betuan se panë fytyrën e Satanit në një pjesë tymi që vinte në një prej kullave ndërsa digjej. Por kjo sipas ekspertëve shpjegohet edhe për shkak të shokut psikologjik.
-18 njerëz i mbijetuan shembjes së ndërtesave. Ata ndodheshin në sheshin nëntokësor të Qendrës Botërore të Tregtisë. Kullat ranë sipër tyre por fatmirësisht jo sa për ti vrarë.
-Kur ndërtesat u shembën krijuan 1.8 milion ton mbeturina. U deshën 3.1 milion orë punë për ti larguar.
-Menjëherë pasi ndërtesat u shembën, SHBA nisi kërkimet për organizatorin Bin Laden. Ai u fsheh deri në 2 maj 2011, kur u vra nga forcat speciale të ushtrisë amerikane në një kompleks në Abbottabad, Pakistan.
-U deshën 99 ditë për të shuar plotësisht zjarret nga shembja e kullave.
-144 unaza martese u gjetën në rrënojat që lanë ndërtesat.
-Më shumë se 100 milion dollarë në vepra arti u zhdukën pas shembjes së kullave binjake.