Finalistet e edicionit të parë te Albanian designers competition jane Alberta Erjoni dhe Labentina.
Të tre këta stilistë do të krijojnë një kleksion prej 10 veshjesh, me një tema që do ta mendojne dhe do ta caktojnë vet ata për ta paraqitur në një juri profesioniste por dhe në një juri speciale të zgjeruaj dhe jo si në 9 puntatat që keni parë deri tani.
Për ta ky do të jetë koleksioni i parë që do të mbajë emrin e gjithsecilit dhe do të shfaqet në një pasarelë madhështore ku do të mund të ndiqen nga shume e shumë të ftuar.
Cila do të jetë tema, veshjet dhe si do të ecë i gjithë rrugëtimi i tyre i ndjekur herë pas here nga vizitat e mentorit Ardi Asllani do të mund ta ndiqni vetëm në datën 3 Janar në LIVING HD, TRING.